Shefi i OSBE-së publikon marrinë e Prishtinës, s’e shkruan asnjë fjalë

  • 01 April 2019 - 12:21
Shefi i OSBE-së publikon marrinë e Prishtinës, s’e shkruan asnjë fjalë

Shefi i Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Jan Braathu, ka shfrytëzuar llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet, për të shfaqur një anë të turpshme të Prishtinës.

Diplomati norvegjez ka publikuar dy fotografi nga Prishtina, të dielën, të cilat shfaqin një zonë në periferi të kryeqytetit kosovar, të mbuluar nga bërlloku dhe mbetjet ndërtimore.

Udhëheqësi i OSBE’së në Kosovë ka zgjedhur që t’i lërë pamjet të flasin vetë, duke mos shkruar as edhe një fjalë për t’i shoqëruar fotografitë e publikuara.

Image

(Kosova Sot)