Vrau 50 persona në Zelandë të Re, terroristi ankohet se nuk ka telefon në burg

  • 01 April 2019 - 13:27
Vrau 50 persona në Zelandë të Re, terroristi ankohet se nuk ka telefon në burg

Terroristi Brenton Tarrant, njeriu që vrau gjakftohtësisht 50 besimtarë në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re, është ankuar për shkelje të të drejtave të tij në burg, sipas medias vendase.

Shërbimi i Burgjeve tha se Tarrant është ankuar për faktin se qelia e tij në Oakland nuk ka qasje për vizitorët dhe telefon.

Por po ky institucion shtoi se ai po trajtohet në përputhje me ligjin dhe detyrimet ndërkombëtare.

“Ai aktualisht nuk ka qasje në televizion, radio ose gazeta, as nuk i është dhënë mundësia për vizita. Për arsye të sigurisë operative, më shumë informacion nuk mund të komunikohet”, u tha nga Shërbimi.

Ai do të paraqitet para gjykatës së Christchurch-it më 5 prill. Tarrant refuzoi avokatin, duke deklaruar se ado të mbrohej vetë në gjykatë

(Kosova Sot)