Bërnabiq nuk pret lajme të mira nga Kosova

  • 01 April 2019 - 14:32
Bërnabiq nuk pret lajme të mira nga Kosova

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar se nuk pret që gjykatat kosovare që kanë marrë rastet e krimeve të luftës nga EULEX-i do të merren seriozisht me punën e tyre.

“Nuk pres asgjë të mirë nga ai vendim. Njerëzit që nuk lejojnë të drejtën themelore të njerëzimit, lirinë e mediave, nuk mund të pres që do të merren seriozisht me krimet e organizatës terroriste ushtarake të Kosovës ndaj jo vetëm serbëve por edhe shqiptarëve në Kosovë”, deklaroi Bërnabiq për mediat serbe.

Ajo shtoi se liderët politik nga Prishtina parandalojnë të drejtat e njeriut për serbët në Kosovë.

Ajo po ashtu u ankua se serbëve në Kosovë u është kufizuar e drejta e mediave nga 21 nëntori i vitit të kaluar pas vendimit për taksë ndaj mallrave serbe.

(Kosova Sot)