Si i humbi 100 kile pa asnjë dietë?

  • 01 April 2019 - 15:45
Si i humbi 100 kile pa asnjë dietë?

Bëhet fjalë për një njeri i cili kishte provuar çdo dietë të mundshme, por pa ndonjë sukses konkret. Në vitin 2001 kishte arritur peshën maksimale prej 185 kg. Ai ia vuri vetes si qëllim që të kuptonte pse organizmi i tij tentonte të shtonte në peshë. Filloi të lexonte intensivisht rreth hormoneve, enzimave, neurotransmetuesve dhe substancave kimike që nxisin humbjen natyrore të peshës. 

Ja çka u tregua e suksesshme në rastin e tij:

1. Në vend të dietave, filloi që të ushqehej me rregull John kuptoi se organizmit të tij i mungonin ca përbërës, sikur që janë thartirat yndyrore omega-3, perimet e freskëta dhe proteinat me kualitet të lartë. Me kalimin e kohës, ai pa se kjo metodë bëri që organizmi i tij të mos kërkonte më ushqime të shpejta.

2. Largoi problemet me tretje John kuptoi se, njëri nga shkaqet pse organizmit të tij i mungonin disa materie ushqyese, ishte tretja jo adekuate. Ai filloi që të konsumonte më shumë ushqime të fermentuara dhe probiotike, si dhe filloi të merrte enzime të tretjes.

3. Gjeti shkaktarin e problemit me gjumë Gërhitja është problem i shpejtë i personave me mbipeshë. Ajo shkakton çrregullime hormonale në organizëm, duke rritur nivelin e kortizolit. Më së shpeshti, gërhitja mund të largohet me anë të aparatit CPAP, i cili vazhdimisht fut ajër në hundë, për ta evituar bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Pas përdorimit të këtij aparati, ai gjeti se kishte më shumë energji gjatë ditës dhe kishte më pak dëshirë për ushqime të ëmbla.

4. Ushtrimet mendore, për ta ulur stresin Ngjashëm me gërhitjen, edhe stresi rritë nivelin e kortizolit dhe hormoneve inflamatore në organizëm, të cilat shkaktojnë një gjendje të urisë së përhershme dhe bëjnë që organizmi vazhdimisht të krijojë rezerva të ushqimit. Shumica e njerëzve nuk e dinë se sa rëndësi ka të mësohen që të jetojnë pa stres.

5. Një jetë më të suksesshme John zvogëloi shpenzimet, u shpërngul në një shtëpi dy herë më të lirë sesa paraprakja dhe filloi që të mbillte ca perime në kopsht. Organizmi i tij ishte pastruar nga hormonet e stresit.

6. Analiza e emocioneve dhe problemeve që ato shkaktojnë Duket paradoksale, por disa njerëzve mbipesha sikur ua jep një ndjenjë të sigurisë. Sikur shtresat e dhjamit i mbrojnë nga bota e jashtme. Duhet analizuar vetveten për të gjetur burimin e frikës dhe fobisë. Kjo quhet mbipeshë emocionale, ku ushqimi shërben si ngushëllim dhe qetësues.

7. Largimi i toksinave Pasi që John humbi rreth 80 kilogramë dhe procesi ngeci, ai filloi që të interesohej rreth toksinave (substancave helmuese) dhe rreth ndikimit të tyre në organizëm. Organizmi i vendosë toksinat në qelizat dhjamore. Ai filloi ta detoksifikonte organizmin e tij, duke konsumuar më shumë lëngje të tharta, sikur që është uji me limon, lëngu i mollës, lëngjet e perimeve, sikur që filloi të konsumonte më shumë sallata nga perimet e freskëta. Falë kësaj metode, ai ka ndihmuar edhe shumë njerëz nga e mbarë bota që të humbin kilet e tyre të tepërta. Njerëzit të cilët më parë nuk arrinin të humbnin kilet e tyre të tepërta me dieta të ndryshme, falë këshillave të tij tani kanë humbur 10, 20, e më shumë kile.

(Kosova Sot)