Kërkohet shkarkimi i Pal Lekajt nga posti i Ministrit

  • 01 April 2019 - 16:07
Kërkohet shkarkimi i Pal Lekajt nga posti i Ministrit

Ditë më parë Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj kërkoi largimin e ambasadorit zviceran, Jean Humbert Lebet i cili pati thënë në Skenderaj gjatë përurimit të një ujësjellësi se nuk është normale që Zvicra ta financojë ujësjellësin, e Kosova të paguajë veteranët e rrejshëm.

Ndaj deklaratës së ministrit Leka pati reagime të shumta nga zyrtarë të lartë në vend të cilët nuk e përkrahën fare këtë mendim, madje kryeministri Haradinaj e quajti deklaratë të pamençur.

Lidhur më këtë çështje, “Kosova Sot” ka biseduar me analistin, Faik Krasniqi. Ai thotë se deklarata e ambasadorit zviceran është në realitet, por veç një realitet i vonuar.

Image
Faik Krasniqi

“Ambasadori zviceran nuk tha gjë tjetër veçse një realitet. Madje është vonuar ta thotë një gjë të tillë. Në këto dy dekada e kemi parë qëndrimin e ambasadorëve të huaj në Kosovë karshi zhvillimeve politike. Në shumicën e rasteve kanë mbajtur qëndrime pro politikanëve që këtë vend e kanë sjellur në këtë gjendje në të cilën jemi”.Por, siç duket me deklaratat e tyre kohëve të fundit kanë filluar të ndryshojnë qëndrim. Është gjë e përkohshme apo jo, kjo mbetet të shihet në vazhdim”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, duhet të ndodhë shkarkimi i ministrit Lekaj ani pse kryeministri Haradinaj e ka problem të marr një vendim të tillë.

“Ministri Pal Lekaj është dashur menjëherë të shkarkohet nga ana e kryeministrit Haradinaj, por nuk besoj që të ndodhë një gjë e tillë, sepse është në krye të një ministrie ku është paraja më e madhe, dhe aty bëhen keqpërdorimet më të mëdha me ndërtimin e autostradave!”, ka përfunduar analisti, Faik Krasniqi për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)