Peshkatari gjen kokën e një peshkaqeni, dyshohet që trupi i është ngrënë nga një krijesë gjigante

  • 01 April 2019 - 16:26
Peshkatari gjen kokën e një peshkaqeni, dyshohet që trupi i është ngrënë nga një krijesë gjigante

Një peshkatar australian e ka nxjerrë nga uji i detit kokën e një peshkaqeni. Kjo ka ngjallur spekulime se trupi i peshaqenit mund të jetë ngrënë nga një krijesë edhe më e madhe.

Peshkatari i quajtur Jason e gjeti kokën e peshkaqenit në ujërat e rajonit të Uellsit Jugor të enjten e kaluar.

Ai e ka publikuar një fotografi të kokës së peshkaqenit, duke thënë se gjahu i mëngjesit ishte diçka e çmendur.

“Për fat të keq, nuk e kemi parë krijesën që e ka ngrënë peshkaqenin, por ajo sigurisht ka qenë shumë e madhe. Vetëm koka e peshkaqenit peshon rreth 100 kilogramë”, tha ai.

Image

Pak kohë pas publikimit të fotografisë, në internet filluan spekulimet për krijesën që mund ta ketë shkatërruar në këtë mënyrë trupin e këtij lloji të peshkaqenit, i cili mund të rritet deri në tri metra e gjysëm dhe mund të peshojë deri 570 kilogramë.

Peshkaqenët e llojit Makos janë grabitqarë të rrezikshëm dhe rrallë ndodh që ata të jenë vetë pre e një grabitqari tjetër. Këta peshkaqenë janë gjithashtu më të shpejtët dhe mund të lundrojnë me shpejtësi deri në 75 kilometra në orë.

Disa njerëz kanë thënë se ky peshkaqen mund të jetë ngrënë nga orka, apo siç njihet ndryshe, balena vrasëse. Këto balena peshojnë nga 4 deri 6 tonë.

Sidoqoftë, vetë peshkatari që e ka gjetur kokën e peshkaqenit, beson se ai është ngrënë nga ndonjë peshkaqen më i madh

(Kosova Sot)