Badallaj: Prokuroria i mbron bandat kriminale që i vodhën qindra miliona popullit, si Fondi i ‘3 përqindëshit’ dhe i "Vendlindja Thërret"

  • 01 April 2019 - 16:29
Badallaj: Prokuroria i mbron bandat kriminale që i vodhën qindra miliona popullit, si Fondi i ‘3 përqindëshit’ dhe i

“Jam i detyruar të them se po del e saktë që kam thënë shpeshherë se kupola e krimit që na qitën hije të zezë në botën e qytetëruar është në sistemin e kalbur gjyqësor. Por, kjo kope është e ndikuar nga kryebanditët e majave të shtetit dhe klanet mafioze dhe pa më të voglin dyshim janë në këtë adresë: Presidenca me plot udbashë, Qeveria kuislinge, Kuvendi vagabondësh i Kadri Topuzit e deri te bandat politike.

Dhe, për ta shpëtuar vendin nga ky soj banditësh dhe kryebanditësh duhet fort të godasë VETTING-u këtë sistem të kalbur gjyqësor. Po shihet hapur se prokuroria i mbron bandat kriminale që vodhën popullin, djersën e taksapaguesve, si Fondi i ‘3 përqindëshit’ dhe i "Vendlindja Thërret", që u vodhën qindra miliona.

Dhe, këta kryebanditë lëre që nuk u morën me këta kriminelë e hajna, por ndanë edhe mjete për Bujar Bukoshin. Prokuroria fsheh rastin e Bukoshit, Naser Osmanit e Atdhe Gashi dhe të tjerëve si Hashim Thaçi me Adem Grabovcin,Azem Sylën dhe Xhavit Halitin. Sepse të gjithë këta kryehajna dhe kryebanditë i kanë ndarë paratë e popullit.

Por faji më i madh i Evropës është se duhet marrë vizat menjëherë kryehajnave, kryebanditëve që e kanë kapur shtetin. Heshtja e kësaj kopeje të faqes së zezë mos mendoni se është e rastësishme,jo. Këtu ndikojnë banditët dhe kryebanditët e majave të shtetit”, theksoi analisti Reshat Badallaj për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)