Me shqiponjë në gjoks në mes të Serbisë, por më pas nxjerr kryqin dhe...

  • 01 April 2019 - 17:30
Me shqiponjë në gjoks në mes të Serbisë, por më pas nxjerr kryqin dhe...

Në maratonën e Jagodinës në Serbi ka marrë pjesë edhe një shqiptar nga Tirana. Ai mori pjesë në garën e veteranëve, por ajo që ka bërë lajm në Serbi, është shqiponja e tij në bluzë, dhe paraqitja para një televizioni.

Për serbët që ende jetojnë në shekullin e kaluar, dalja në publik e dikujt me simbole shqiptare, paraqet provokim. Madje, u bë lajm edhe paraqitja e këtij të moshuari në maratonë, edhe pse ai sikur çdo garues tjetër nuk po bënte as më shumë e as më pak se sa po mbante simbolin e flamurit të tij në bluzë.

Por, si duket më pas ai ua zbuti zemrat, pasi gjatë intervistës për një televizion nxori nga gjoksi një kryq ortodoks, siç duket për t’u shfajsur për shqiponjën e tij në bluzë, edhe pse me atë nuk po bënte asnjë veprim të ndaluar.

Ai gjatë kësaj paraqitje, falenderoi edhe qeverinë e Serbisë, të Beogradit, Jagodinës e Novi Sadit.

Shqiptari që mori pjesë në këtë maratonë duket se i përket komunitetit fetar ortodoks në Shqipëri, dhe u mundua të u thotë serbëve se nuk duhet ta shikojnë si armik, pasi ai ka afri me ta, dhe i përkasin të njejtës fe.

(Kosova Sot)