Haradinaj: Ndërkombëtarët po i mbyllin sytë para masakrave që i kreu Serbia

  • 01 April 2019 - 18:10
Haradinaj: Ndërkombëtarët po i mbyllin sytë para masakrave që i kreu Serbia

Në fjalimin e tij pë 20-vjetorit e masakrës në Lybeniq të Pejës, Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ndërkombëtarët nuk reagojnë asnjëherë, derisa në Kosovë cdo ditë po përkujtohen të vrarët në masakrat e ‘99-ës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë për 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve në Lybeniq.

Ai tha se pajtohet me Presidentin Thaçi, që po ashtu ishte prezent, se në Kosovë çdo ditë po kujtohen të rënët të luftë, e kjo dëshmon humbjet.

“E tha presidenti me të drejtë, jemi në kohë ku cdo ditë kujtojmë të rënët”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, është e pakuptimtë që bashkësia ndërkombëtare i mbyllë sytë për masakrat që kreu Serbia në Kosovë.

“Është për çudi që edhe bashkësia ndërkombëtare i ka mbyllë sytë para gjithë kësaj”, tha Haradinaj.

(Kosova Sot)