Tentim vjedhje në Katedralen 'Nënë Tereza'

  • 01 April 2019 - 18:39
Tentim vjedhje në Katedralen 'Nënë Tereza'

Tre të mitur rom dyshohet se rreth orës 17:00 kanë tentuar të vjedhin në arkën e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci i ka thënë  se menjëherë pas marrjes së informatës, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me personin përgjegjës të Katedrales.

Derisa ka deklaruar se janë shoqëruar në stacionin policor 3 të mitur.

“Menjëherë pas informatës ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me personin përgjegjës te Katedrales. Ndërkohë qe janë shoqëruar ne stacionin policor 3 te mitur, meshkuj, rom, shtetas  Kosovare, te cilët dyshohet te kenë tentuar te kryejn një vepër te tille. Aktualisht policia ka nisur   hetimin preliminar lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje”, ka thënë Borovci.

(Kosova Sot)