Së paku një milionë njerëz kanë emigruar nga Afrika në Europë nga viti 2010

  • 01 April 2019 - 19:02
Së paku një milionë njerëz kanë emigruar nga Afrika në Europë nga viti 2010

Së paku një milion emigrantë nga Afrika Qendrore dhe Jugore, kanë emigruar në Europë që nga viti 2010, thuhet në statistikat e publikuara nga Qendra e Hulumtimeve Pew.

Sipas analizave të të dhënave të kësaj qendre, gjithnjë e më shumë afrikanë kanë shkuar në Europë, gjatë dekadës së fundit.

Qendra e Hulumtimeve Pew, ka të dhëna se rreth 970.000 afrikanë nga pjesa qendrore dhe jugore, kanë emigruar në mënyrë ilegale në Europë, që nga viti 2010-2017.

Në fakt numri i emigrantëve që hyjnë në Europë është rritur shumë në krahasim me vitet para 2010.

Të dhënat tregojnë, se Europa pas vitit 2010, ka përjetuar një rritje të dukshme të azil kërkuesve nga vendet e ndryshme afrikane. Gjithashtu një sondazh tregon se shumica e afrikanëve nuk e zgjedhin shtetin evropian se në cilin dëshirojnë të emigrojnë.

Në një sondazh tjetër në Senegal, Gana dhe Nigeri, më shumë se 1/3 e banorëve kanë thënë se planifikojnë të emigrojnë brenda pesë viteve.

Shumica e afrikano-qendroreve dhe jugorëve, që kanë emigruar, janë vendosur në Evropë. Nga ta 1.27 milionë janë zhvendosur në Britaninë e Madhe, 980.000 në Francë, 370.000 në Itali dhe 360.000 në Portugali.

Mes vitit 2010 dhe vitit 2017, numri total i Somalezëve në Europë është rritur për 80.000 persona. Në periudhë të njëjtë, personat nga Eritrea që jetojnë në Europë është rritur për 40.000.

(Kosova Sot)