Badallaj: Devolli, kanceri i Kosovës

  • 01 April 2019 - 19:28
Badallaj: Devolli, kanceri i Kosovës

Analisti Reshat Badallaj theksoi për gazetën "Kosova Sot" se PTK-ja po shkon drejt falimentimit, sepse, sipas tij, krerët e PTK-së janë të lidhur ngushtë me krerët e majave të shtetit.

"Për ta kuptuar më mirë, kryebanda e PTKsë është e lidhur shumë ngushtë me kryebandën shtetërore, sidomos te Qeveria kuislinge e hajnave, por prapa gjithë kësaj katrahure qëndron askush tjetër pos kryebandës më të rrezikshme në tërë Ballkanin, që quhet Devolli. Kjo kryebandë kancerogjene e Kosovës nuk njohin as ligje, as Kushtetutë dhe as shtet, janë mbi të gjitha, sepse kjo organizate e ka blerë shtetin dhe me banditët që e kanë kapur shtetin. Që do të thotë se shteti është i kapur nga bandat që pasurohen jashtëligjshëm dhe askush nuk i trazon fare".

"Pra, varrin PTK-së ia kanë përgatitur " varrmihësit" e bandës Devolli dhe kjo Qeveria kuislinge, që pastaj të bjerë qëllimisht në thonjtë e kësaj kuçedre dhe më pas të ndajnë pazarin bashkë. Faj të madh pa më të voglin dyshim kanë majat e shtetit dhe sistemi i kalbur gjyqësor që heshtin para krimit të organizuar të këtij rrjeti kriminal të nëntokës kriminale, që pasurohen me hajni. A ka skandal më të madh në këtë vend se vetëm të shikohet kontrata e këtyre bandave hajnash, të këtij rrjeti kriminal, në mes të këtyre kryehajnave të 'Z-Mobile' dhe PTK-së, por dihet se këtu kanë hise edhe banditët e majave shtetërore dhe Prokuroria Speciale i mbyll sytë dhe bëhet e shurdhër", ka theksuar Badallaj.

Ai shpreson se do të vijë koha dhe të gjithë do të japin përgjegjësi.

(Kosova Sot)