Dy fëmijët i godet për vdekje makina vetëm pak çaste pasi i mbijetuan një aksidenti ku u vdiq nëna

  • 01 April 2019 - 19:33
Dy fëmijët i godet për vdekje makina vetëm pak çaste pasi i mbijetuan një aksidenti ku u vdiq nëna

Një baba dhe dy fëmijët e tij kanë humbur jetën nga një makinë që ka qenë jashtë kontrollit, vetëm disa çasti pasi ata ishin përfshirë në një aksident me një tjetër makinë, që e la të vdekur nënën e dy fëmijëve, në Afrikën Jugore, raporton DailyMail.

Theuns Lubbe, 39 vjeçar, Tristen, 8 vjeçar dhe Amory, 4 vjeçare vdiqën të premten mbrëma, pasi familja e tyre u përfshi në një aksident trafiku ku mbeti e vdekur Elmarie Lubbe, 36 vjeçare, e cila ishte nëna e dy fëmijëve, dhe bashkëshortja e Theunsit.

Image

Gjithashtu e vdekur ka mbetur edhe 6 vjeçarja, Juliana Gomez, vajza e një shoku të Theusit, e cila ishte duke udhëtuar me makinë së bashku me familjen.

Familja Lubbe dhe Juliana, kanë qenë rrugës për në shtëpi, kur edhe ndodhi tragjedia. Juliana po qëndronte me familjen Lubbe që dy javë, për shkak se nëna e saj ishte e shtruar në spital.

Kushëriri i Theunit, Neels Lubbe, tha që kushëriri i tij madje kishte refuzuar ofertën për birrë nga shefi i tij, në mënyrë që të mos vonohej që t’i marrë familjen për në shtëpi.

Elmarie vdiq menjëherë në aksident, raportonte Neis24, por Theuni ia arriti të i shpëtojë fëmijët e tij nga përplasja.

Ai vendosi tabelat e paralajmërimit në rrugë, dhe ishte duke pritur për policinë, kur një automjet i dytë erdhi me shpejtësi dhe i goditi ata, duke i lënë të vdekur në vend.

Shoferi i automjetit që i goditi ata pas aksidentit, iku nga skena e krimit, dhe tani është në kërkim nga policia.

Nëna e Julianës, u lirua nga spitali të premten, ndërsa të shtunën e morri vesh se vajza e saj kishte vdekur.

Zyrtarët policorë kanë konfirmuar që hetimet janë duke vazhduar, dhe shtuan se janë duke kërkuar për shkaqet e të dyja përplasjeve.

Ndërsa Neels, duke folur për kushëririn e tij tha: “Fëmijët e tij kanë qenë çdo gjë për të. E di që ai do të bëj çdo gjë që kjo të mos ndodhte. Duhet të ketë ndodhur shumë shpejtë.

(Kosova Sot)