Presidenti i Algjerisë dorëzohet pas protestave, jep dorëheqje pas 20 vjetësh në pushtet

  • 01 April 2019 - 21:38
Presidenti i Algjerisë dorëzohet pas protestave, jep dorëheqje pas 20 vjetësh në pushtet

Presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika, do të japë dorëheqje para se të skadojë mandati i tij më 28 prill, ka bërë të ditur agjencia shtetërore e lajmeve.

82-vjeçari, që është në pushtet qe 20 vjet, ka vendosur të largohet pas disa javësh të protestave masive. Si rezultat, ai ka vendosur të anulojë planet për rikandidim për mandatin e pestë.

Zgjedhjet janë shtyrë dhe qeveria ka premtuar organizimin e një konference kombëtare për të diskutuar reformat.

Deri tash ishte e panjohur nëse Bouteflika ka vendosur të dorëhiqet apo jo.

Shumica e protestuesve, sipas BBC-së, kërkon gjeneratë të re të politikanëve në Algjeri.

(Kosova Sot)