Akuza e radhës: Ja cili është plani i Thaçit, do ta trazojë veriun, që ta ndajë Kosovën

  • 02 April 2019 - 07:32
Akuza e radhës: Ja cili është plani i Thaçit, do ta trazojë veriun, që ta ndajë Kosovën

 Bojaj: Sovraniteti, integriteti territorial, rendi juridik e kushtetues, janë të brishtë, kur dihet se njeriu kryesor në krye të AKI-së,Shpend Maxhuni, është pion dhe dorë e zgjatur e presidentit Thaçi

 “Ditë më parë pothuajse të njëjtin paralajmërim e bëri edhe AKI-ja, kinse jo edhe Thaçi, por vetëm Serbia synon destabilizimin e veriut, përderisa, siç dihet, njeriu i parë në krye të AKI-së, Shpend Maxhuni, është vetëm pion dhe dorë e zgjatur e Hashim Thaçit, paralajmërimi i të cilit të shtyn të dyshosh se i gjithë ky është një skenar i rrezikshëm i Thaçit që t`ia imponojë Kosovës edhe në këtë mënyrë ndarjen përfundimtare.

Aventurat e çmendura të Hashim Thaçit po dëshmojnë se vetëm politikanët dhe liderët e shitur e të kompromentuar si ai, të korruptuar e të shantazhuar deri në fund, mund ta vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të tyre dhe se vetëm politikanë të kalibrit të Hashim Thaçit&CO mund të hapin tema që rrezikojnë territorin dhe sovranitetin e Kosovës, por edhe nxisin tensione të panevojshme në vend e në rajon”, thotë analisti Gani Qarri për “Kosova Sot”

Media austriake, “Der Standard” ka shkruar se Hashim Thaçi është nën presionin e Gjykatës Speciale, ku ka alarmuar se mes “diplomatëve prej tani është shfaqur një shqetësim, që në veriun e Kosovës po përgatitet një konflikt i armatosur, që do shtynte deri te ndarja e Kosovës.

Ky duket edhe një alarm i keq për Kosovën dhe dëshmi se çfarë skenari është kah e pret vendin, pasi shihet qartë se si po e rrezikon Kosovën Hashim Thaçi, vetëm e vetëm ta shpëtojë lëkurën e tij nga përballja me drejtësinë e pandikuar. Analistët dyshojnë se Thaçi po zhvillon takime sekrete me Vuçiqin, edhe pse dialogu ka kohë që është ndërprerë. Ditë më parë edhe AKI-ja ka paralajmëruar se Serbia synon destabilizimin e veriut.

Sipas analistwve, dihet që njeriu në krye të AKI-së,Shpend Maxhuni,është një pion e dorë e zgjatur e Thaçit, dhe ata shtrojnë pyetjen se a mund të jetë ky i gjithë një skenar i Thaçit që ta parapërgatisë vendin dhe skenarin për ndarjen përfundimtare të Kosovës. Sipas tyre, vetëm politikanët dhe liderët e kompromentuar, të korruptuar e të shantazhuar, mund ta vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të tyre.

Image
Ragip Guraziu

Guraziu: Presidenti, kapoja i krimit dhe mafio-politikës

“Për 20 vjet pushtetarët u bënë protagonistët kryesorë të krimit të organizuar të korrupsionit në krye me Hashim Thaçin,i cili nën presionin e Gjykatës Speciale, dhe me dirigjimin e Vuçiqit e Ramës, Kosovës dhe qytetarëve të saj, ua ka sjellë një alarm të keq, deri aty te ndarja e Kosovës,vetëm e vetëm ta shpëtojë lëkurën e tij nga përballja me drejtësinë e pandikuar.

Dhe, jo rastësisht media austriake, “Der Standard” ka shkruar se Hashim Thaçi është nën presionin e Gjykatës Speciale, ku ka alarmuar se mes “diplomatëve prej tani është shfaqur një shqetësim, që në veriun e Kosovës po përgatitet një konflikt i armatosur, që do shtynte deri te ndarja e Kosovës. Ky është edhe një alarm i keq për Kosovën dhe dëshmi se çfarë skenari është kah e pret vendin.

Dhe, kështu po e rrezikon Kosovën Hashim Thaçi, me sejmenët e tij vetëm e vetëm ta shpëtojë lëkurën e tij nga përballja me drejtësinë e pandikuar. Ai po zhvillon takime sekrete edhe me Vuçiqin, edhe pse dialogu ka kohë që është ndërprerë. Kosova ka rrezik për një destabilizim të veriut. Derisa ditë më parë edhe AKI-ja ka paralajmëruar se Serbia synon destabilizimin e veriut. Tani dihet që njeriu në krye të AKI-së,Shpend Maxhuni,është një pion e dorë e zgjatur e Thaçit, dhe mund të jetë ky i gjithë një skenar i Thaçit që ta parapërgatisë vendin dhe skenarin për ndarjen përfundimtare të Kosovës. Vetëm politikanët dhe liderët e kompromentuar, të korruptuar e të shantazhuar, mund ta vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të tyre.

Vetëm politikanë të kalibrit të Hashim Thaçit&CO mund të hapin tema që rrezikojnë territorin dhe sovranitetin, por edhe nxisin tensione të panevojshme në vend e rajon. Kur të udhëheqin të padijshmit dhe interesxhinjtë, atëherë nuk mund të presësh rezultate të tjera, përveç humbjeve e dëmeve edhe të pariparueshme”, theksoi Ragip Guraziu për “Kosova Sot”.

Image
Gani Qarri

Aventura e radhës, më e çmendur se të gjitha

Analisti Gani Qarri shprehet se Thaçi, me paaftësinë e tij politike dhe paditurinë diplomatike, duke mos i ecur edhe në politikën e jashtme si në atë të brendshme, rrena dhe mashtrimi, ka vite që ka filluar të falë dhe të shesë tokat e vendit, për të qëndruar me çdo kusht në pozita me rëndësi shtetërore. “Hashim Thaçi, me idenë kuislinge për ndarjen e Kosovës,është shndërruar në precedentin më të rrezikshëm për vendin dhe po e dëmton atë në të gjitha drejtimet, e veçanërisht në rrafshin diplomatik dhe ndërkombëtar, duke bllokuar të gjitha njohjet e reja, që tash e 13 muaj, asnjë e vetme, më nuk kanë ndodhur.

Edhe media austriake,“Der Standard”, së fundmi ka shkruar se Hashim Thaçi është nën presionin e Gjykatës Speciale, duke alarmuar se mes “diplomatëve prej tani është shfaqur shqetësim, se në veriun e Kosovës po përgatitet një konflikt i armatosur, që do shtynte deri te ndarja e Kosovës.”, u shpreh ai. “Ky është alarmi më i keq aktual për Kosovën dhe dëshmi se çfarë skenari është duke e pritur vendin, si dhurata më e re dhe aventura e radhës e çmendurive të Hashim Thaçit, për ta ndarë me çdo kusht Kosovën. Hashim Thaçi, me vetëdije po e rrezikon vetë-ekzistencën e shtetit tonë të brishtë, vetëm e vetëm që ta shpëtojë lëkurën e tij nga përballja me drejtësinë e pandikuar ndërkombëtare.

Ai, duket se vazhdon të zhvillojë takime të fshehta në vende të ndryshme me Vuçiqin, edhe pse dialogu ka kohë që është ndërprerë, fakt i cili shtyn të vijnë paralajmërimet nga gazeta të huaja dhe diplomatë ndërkombëtarë, për rrezikun real të destabilizimit të qëllimshëm të veriut, të akorduar nga Thaçi dhe Vuçiqi, në takimet e tyre sekrete”, vijoi më tej Qarri. “Kjo është edhe një dëshmi më tepër se kur vendin e udhëheqin të padijshmit ,mafiozët dhe interesxhinjtë, si Hashim Thaçi, atëherë nuk mund të presësh rezultate më të mira, përveç humbjeve e dëmeve edhe të pariparueshme deri te shkatërrimi i tërësishëm i shtetit të ndërtuar me aq shumë gjak, mund dhe sakrifica të disa gjeneratave. Ai vetë për gjithë këto vite të bisedimeve i krijoi avantazhe të tilla të paparamendueshme Serbisë, duke lejuar që te kemi edhe negociata kaq të pabarabarta, prej të cilave nuk ka njohje të ndërsjellë, por ka vetëm vasalitet, servilizëm, nënshtrim dhe kompromise të pafund deri në shuarje të shtetit te Kosovës nga njerëz si Thaçi, që shumë herë deri më tash, kanë dëshmuar se e duan veten, por jo edhe shtetin që fatkeqësisht u ka ardhur radha ta përfaqësojnë”, ka thënë Qarri për “Kosova Sot”.

Image
Reshat Badallaj

Badallaj: Despotit i ka hyrë frika në palcë

“Ka kohë që Hashim Thaçi e tregon me veprimet e tij se i ka hyrë frika në palcë nga Gjykata Speciale. Dhe, mos mendoni se ky despot nuk është në dijeni për këtë. Ky e di këtë punë më mirë se të gjithë, por me dredhin e tij, ai mundohet të hiqet kinse nuk e di, prandaj nuk le gur e dru pa i lëvizur për të shpëtuar bishtin e tij. Ky matrapaz, a e dini sa para nga buxheti i shtetit ka harxhuar për librin propagandistike,për lobimin me takime për të dalë "syret" dhe pastaj të manipulojë bashkë me ata këlyshët që i ka rrotull, për takimet me miqtë e tij serbianë, Vuçiqin, Daçiqin dhe nipat e Drazh Mihajlit, duke ngrënë e duke pirë në hotelet më të shtrenjta të Evropës.

Po kur t’i shtohet shitja e tokës Malit te Zi, bashkë me Isa Mustafën, por këtu më pis, më tyxhar doli dredharaku, Ramushi i Gjoko Haradinajt, për "Zajednicën", përse i përmenda këto, sepse për t´i mbuluar këto veprime hajdutesh e tradhtish kërkon trazira në Kosove. Po si ka mundësi, se Kosova të trazohet dhe të digjet për bishtin e një matrapazi, që nga frika e Gjykatës Speciale të japë vendin që është derdhur gjaku lumë. Ky matrapaz nuk kërkon të ndizet diçka nga shtëpia e tij,sepse do të përfshijnë flakët pasurinë haram”, u shpreh Reshat Badallaj- Zhurjani për “Kosova Sot”.

Image
Muhamet Kelmendi

Kelmendi: Asetet kryesore të Kosovës, në rrezik serioz

“Me Serbinë në afërsi, si pretendente kryesore mbi territorin e Kosovës, kuptohet se rreziqet janë evidente. Natyrisht se shteti serb po përpiqet që me marrëveshje Thaçin-Vuçiq të bëhet ndarja e Kosovës. Kjo po shihet nga puna që e ka bërë dhe po e bënë Thaçi dhe vartësit e tij në skenën politike dhe më gjerë. Në këtë anë ka kohë që janë vendosur parimet e ndarjes së Kosovës midis Thaçit e kriminelit Vuçiq. Përfitimet e ndarjes shkojnë në favor të shtetit serb.

Kosova ka fitime shumë të vogla kundruall humbjeve. Sipas të dhënave dalin asetet kryesore të Kosovës se janë në pronësi edhe të shtetit serb. Këtu është fjala për Ujmanin, ‘Trepçën’ etj. Pse veprohet kështu nga Thaçi, janë disa teori që po qarkullojnë: 1. Kërcënimi i Thaçit nga Gjykata Speciale në Den Hagë, 2. Ruajtja e pozitës politike dhe 3. Ruajtja e kapitalit te realizuar tash e dy decenie. Ka edhe mendime të tjera, si kërcënimet me të bërat e të pabërat e Thaçit etj. Rreziku i ndarjes së Kosovës është real. Tash e kemi një pauze kohore. Kjo deri në qershor. Pas kësaj do te dalin në sipërfaqe planifikimet dhe tërësisht do të kuptohet Thaçi”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.

Image
Ramiz Bojaj

Bojaj: Pushtetarët e majmur nga hajdutëria e tyre nuk duan rend as rregull

Analisti Ramiz Bojaj shprehet se spektri politik në Kosovë është i kalbur dhe si i tillë, taktizon metoda, hapë tema të reja me rrezik të shkallës së lartë, cenon edhe rendin publik, juridik e kushtetues, vetëm e vetëm të shpëtojnë nga llogaridhënia për akuzat nga llojet më të ndryshme rreth veprimeve të tyre kriminale.

“Kjo klasë politike tejet e shantazhuar dhe me litarin në fyt nga Gjykata Speciale, ka vënë në pazar Republikën dhe shtetin. Në këtë kontekst ka rrjedhur edhe iniciativa e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për ndryshim e shkëmbim kufijsh me Serbinë, plan i vjetër serb i projektuar në ASHAS, (Akademia serbe e shkencave), e zyrtarizuar nga grupet çetnike milosheviqiane, të cilat aktualisht janë në pushtet në Serbi. Ashtu siç ka nënvizuar edhe media austriake, “Der Standard”, se 'Hashim Thaçi është nën presionin e Gjykatës Speciale', kjo është shumë e vërtetë, sepse e gjithë bota e di pozitën e presidentit tonë dhe të gjithë spektrit politik këtu: abuzim me pushtetin, me paranë publike, me drejtësinë, policinë, sigurinë.... e së fundi abuzim edhe me shtetin, sovranitetin, Kushtetutën, tërësinë territoriale....”, u shpreh ai.

“Ky është alarm për popullin, por edhe për faktorin ndërkombëtar, se bandat kriminale në pushtet, 'ziejnë' skenarë e plane nga më të ndryshmet, për të hapur tema turbulluese, shqetësuese e dramatike, si sinjal se nëse kapen hajnat e mëdhenj, Kosova mund të futet në konflikte të ndryshme destabilizuese. Ju mund t'i shihni qëndrimet e ministrave e zyrtarëve tanë rreth deklaratave të fundit të ambasadorëve të shteteve mike, të cilët kërkojnë ndaljen e falsifikimeve me veteranët e rrejshëm, ndaljen e krimit të organizuar banditesk e korrupsionit..... të cilët kërkuan edhe largimin e ambasadorëve miq nga Kosova! Kjo tregon se pushtetarët e majmur nga hajdutëria e tyre, nuk duan rend as rregull, drejtësi as ligj këtu, por duan të flenë të qetë nën vjedhje e krim”, vijoi më tej Bojaj. “Ikja masive e qytetarëve është, po ashtu, protestë ndaj sundimit të bandave oligarko-mafioze, por kjo dukuri nuk alarmon askënd në pushtet. Duket se sunduesit tanë i alarmon vetëm e vërteta dhe drejtësia.

Republika e Kosovës, sovraniteti, integriteti territorial, rendi juridik e kushtetues, janë të brishtë, kur dihet se njeriu kryesor në krye të AKI-së,Shpend Maxhuni, është pion dhe dorë e zgjatur e presidentit Thaçi, i cili mund ta kthejë ujin në bazë të interesave të grupeve të forta pushtetare, duke rrezikuar edhe paqen dhe stabilitetin këtu. Sinjalet kërcënuese për Kosovën, vijnë të koordinuara nga sunduesit e krimbur në Prishtinë e Beograd, duke bërë presion për realizimin e planit serb për shkëmbim territoresh, dhe mbylljen e dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia”, potencoi ai. “Ky është pazar i rëndë në kurriz të shtetit të Kosovës, në mënyrë që Serbia dhe Hashim Thaçi të dalin 'faqebardhë' nga akuzat e luftës e të pasluftës. Nuk është i rastësishëm bashkimi - 'strumbullari' i grupeve të shantazhuara e me akuza të rënda në qafë, i njerëzve kryesorë në piramidën e pushtetit të Kosovës, duke përfshirë edhe AKI-në. I gjithë ky angazhim ka për qëllim realizimin e planeve serbomëdha për degradimin shtetëror të Kosovës, të koordinuara me bandat mafioze në vendin tonë e që dërgojnë sinjale destabilizuese për akte e veprime të dhunshme. Kosova është në rrezik e hall të madh me bandat dhe kapësit e shtetit”, vlerësoi analisti Ramiz Bojaj për “Kosova Sot”.

Image
Florim Zeqa

Bisedimet në nivele sekrete

Analisti Florim Zeqa theksoi se shkrimi i fundit në gazetën austriake, “Der Standard”, ku paralajmëron për alarmin dhe shqetësimin që është shfaqur në mesin e diplomatëve perëndimorë për skenarin që po përgatitet në veriun e Kosovës, gjegjësisht për rrezikun e një konflikti të armatosur, i cili do të çonte deri te ndarja përfundimtare e Kosovës.

“Ky është një tregues tjetër akoma më i keq, se, pas ndërprerjes legale të bisedimeve të Brukselit kinse për shkak të taksës, bisedimet kanë kaluar në një dimension tjetër tepër të rrezikshëm, e që është mbajtja sekrete e takimeve në mes Hashim Thaçit e Aleksandër Vuçiqit, të cilat mund të prodhojnë skenar të rrezikshëm jo vetëm për Kosovën, por për tërë rajonin”, u shpreh ai. “Se vërtet rreziku i destabilizimit të veriut mund të jetë shumë afër, e tregon edhe paralajmërimi i AKI-së së drejtuar nga Shpend Maxhuni, dora e zgjatur e Hashim Thaçit. Fatkeqësisht, politikanët dhe liderët e kompromentuar, të korruptuar e të shantazhuar e kanë vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit”, vijoi më tej Zeqa.

Sipas tij, politikanët e papërgjegjshëm, që hapin tema që rrezikojnë territorin dhe sovranitetin e shtetit, përveçse të padijshëm dhe injorantë, janë interesxhinj dhe matrapazë që luajnë bixhoz me interesat e vendit dhe qytetarëve. “Nga soji i politikanëve që zhvillojnë negociata të pabarabarta, pa njohje të ndërsjellë, nuk mund të presësh rezultate të tjera, përveç humbjeve e dëmeve të pallogaritshme dhe të pariparueshme për vendin”, ka thënë Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)