Zyrtari i NISMA-s, Zekës: Je njeri i PDK-së, ke zhvatur qytetarët me viza të rrejshme!

  • 02 April 2019 - 11:08
Zyrtari i NISMA-s, Zekës: Je njeri i PDK-së, ke zhvatur qytetarët me viza të rrejshme!

Po vazhdojnë edhe sot reagimet e zyrtarëve të NISMA-s ndaj Milaim Zekës, deputetit që mori këtë post nën ombrellën e partisë së Fatmir Limajt. E gjitha nisi kur ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi e quajti Zekën “matrapaz”, derisa ky i fundit e quajti “hajn”.

Asamblisti i Nismas Social Demokrate në Drenas, Burim Bujupi ka dhënë një sërë akuzash në drejtim të deputetit Zeka.

Ky i fundit, sipas Bujupit, është munduar ta shfrytëzoj subjektin e Limajt për interesat e tij personale. Madje, asamblisti nga Drenasi në mënyrë indirekte ka thënë se Zeka është njeri i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Zeka, Nisma në Drenas është më e fortë se kurrë, sepse aktivistet dhe anëtaret e saj këtu nuk janë ardhur për interesa personale e as të behën pjesë e grupeve mafioze ashtu siç po e dëshmoni ju. Pra ju nuk gjetet hapësirë në Nisma, sepse ajo nuk ishte tender vizash për të zhvatur qytetarët dhe hallegjinjët për tu pasuruar vet”, ka reaguar ai.

(Kosova Sot)