Taksa ndaj mallrave të Serbisë e ka arritur efektin

  • 02 April 2019 - 13:23
Taksa ndaj mallrave të Serbisë e ka arritur efektin

Të anketuarit thonë se qendrat tregtare janë të mbushura me mallra serbe

Imredin Kukaj mendon se efekti i ndalimit të taksës ndaj mallrave të  Serbisë  më nuk po shihet se ka efekt. “Sepse të thuash të gjitha Qendrat tregtare janë  stërmbushur me mallra serbe”.

Besrat Osmani thotë se efekti i kësaj takse është i madh. “Së paku duhet të kuptohet se ky efekt është akoma efekt politik. Serbia këtë fakt po e pranon kudo. Me këtë vendim Kosova ka treguar  se është shtet që  mund të vendos. Prandaj duhet të vazhdojë”.

Iljaz  Iljazi shprehet se ky vendim nuk duhet të hiqet, por efekti i kësaj takse ka rënë dukshëm, sepse mallrat serbe  kanë  vërshuar qendrat tregtare kudo.

Vehbi Vehbiu është i mendimit se efekti ka rënë, sepse ato mallra mund të gjenden  tashmë kudo. “Por Qeveria duhet të arrijë efektin politik”.

(Kosova Sot)