Sërish Demaliaj: Asnjë përpos AAK’së nuk kam qejf me pa në punë

  • 02 April 2019 - 15:19
Sërish Demaliaj: Asnjë përpos AAK’së nuk kam qejf me pa në punë

Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj, i ka përsëritur deklaratat e tij lidhur me punësimet e njerëzve të partisë së tij

Demaliaj nuk është tërhequr nga deklarata e tij se “do t’i punësonte të gjithtë njerëzit e AAK’së”.

Madje, ai sot gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Legjislacion ka thënë se po të mundte, do t’i punësonte vetëm votuesit e AAK’së.

“Asnjë njeri përpos Aleancës nuk kisha pas qef me pa në punë në Kosovë, pse unë më ndihmu tjetër këndë që ma ka kundërshtu programin e Aleancës, unë I jap përparësi njerëzve të Aleancës”, ka thënë Demaliaj.

Derisa partia e kryeministrit Haradinaj po kritikohet për punësime enorme të njerëzve të saj, Demaliaj pati thënë se do të punësonte të gjithë ata që kanë lidhje me AAK’në. 

(Kosova Sot)