Si i rropën prostitutat me marifete të ndryshme tregtarët e 'Wall Street'-it?

  • 02 April 2019 - 16:02
Si i rropën prostitutat me marifete të ndryshme tregtarët e 'Wall Street'-it?

Të gjithë e dimë se me çka merren prostitutat dhe striptizeret. Por, kjo që bënë disa prej tyre, për të cilat e kemi fjalën këtu, del nga përshkrimi i punës së tyre. Duke i joshur pasanikët e "Wall Street"-it me vallëzimin e tyre, apo edhe duke iu futur substanca të ndryshme në pije, si MDMA ose ketaminë, ato ua merrnin kartelat e kredisë, duke i shfrytëzuar më pas pa dhembje ato. Cak i tyre ishin meshkujt me unazë martese, të cilët nga frika e gruas, nuk guxonin të shprushnin shumë rreth asaj që kishte ndodhur 'atë natë'. Kjo veprimtari e 'prostitutave Robin Hood' është bërë film, ku rolin kryesor e luan Jennifer Lopez, e cila paraqitet si 'koxhobashi i kudrave', Samantha Barbash. Në një deklaratë ekskluzive për mediet britanike, ish-striptizerja Samantha, 44 vjeçe, tha: "Ndihem shumë e nderuar që Jennifer Lopez dëshiron të më luajë në film. Por, nëse me të vërtetë dëshiron ta bëjë këtë, atëherë J Lo duhet të flasë me mua. Të gjithë ata që më njohin e dinë të vërtetën".  

Kartat e bankave mileshin me të madhe

Rrëfimi fillon në botën e errët të klubeve të striptizit në Menhetën, në fillim të viteve 2000. Samantha, me vija të bukura të trupit, punonte si njëra ndër valltaret kryesore në klubin e Larry Flynt-it, "Hustler Club", duke u prezantuar me emrin Samantha Foxx. Aty kjo nënë (grua pa burrë) nga Bronksi, takoi bashkëfajtoren e saj në krim, Roselyn Keo, e cila kishte braktisur shkollimin dhe rrente se ishte e moshës madhore (kishte vetëm 17 vjet), në mënyrë që të mund të punonte si striptize. Roselyn, e njohur si Rosie, që tani ka 34 vjet, ka deklaruar se: "Të gjithë donin të punonin me të, meqë ajo kishte shumë klientë dhe dinte si të punonte". Samantha njoftoi Rosien me disa prej myshterinjve të saj të rregullt, kryesisht nga "Wall Street", të cilët "duan të argëtohen dhe të dehen në ndeja me vajza". Pasi që dy vjet ishte larguar nga bota e striptizit, Rosie u rikthye në vitin 2008. Asokohe ajo pa Samanthan, atëherë tepër të vjetër që të punonte si stiptizere, e cila vazhdonte që të punonte për klubet, duke udhëhequr një grup vajzash, të cilat joshnin meshkujt në evenimentet e tyre. Ja si shprehet ajo: "Fillova të vëreja sesi këto kudrat fitonin sasi të madhe parash dhe nuk është se bënin ndonjë punë. Samantha kishte gjetur një mënyrë sesi të fitoja para, pa pasur nevojë të bëja seks me klientët". Rosie zbuloi se si Samantha kishte përpiluar një listë të klientëve të pasur, të cilët i joshte në takime sekrete. Ajo dërgonte njërën nga bashkëfajtoret më të reja - zeshkanen Karina Pascucci, apo bukuroshen Marsi Rosen - për t'u takuar me këta meshkuj. Meshkujve iu ofrohej ushqim dhe pije, para se të vinin mashtrueset e tjera. Më pas meshkujt dërgoheshin në klubin e vallëzimit, në zonën VIP, ku gëzonin vëmendjen e femrave të bukura, derisa kartat e tyre të bankave mileshin me të madhe. 

Pamjet komprometuese

Nëse ndonjëri nga meshkujt fillonte të kundërshtonte, atij i qisnin drogë në pije. Rosie thotë se marrjen e këtyre parave nga klientët e arsyetonin me faktin se ata ishin të pasur (për ta nuk kishin rëndësi shumat e parave prej 20000 dollarësh) dhe se vet kishin shkuar në "Hustler". Kishin shkuar të gatshëm që të kënaqeshin. "Është e vërtetë se ne ju fusnim drogë në pije, por këto gjëra shkojnë bashkë: seksi, droga dhe rokënroli". Droga MDMA i bënte meshkujt të lumtur, derisa ketamina ua fshinte kujtesën. Disa përfundonin edhe të alivanosur. Nëse më pas telefononin për t'u ankuar rreth faturës, atyre iu thuhej se, derisa ishin të dehur, iu kishin dhënë bakshish të gjithëve. Por klientët, shumica e të cilëve ishin të martuar, rrallë protestonin. E, nëse protestonin, atyre iu dërgoheshin pamje komprometuese me femra, gjë që ua mbyllte gojën njëherë e mirë. Rosie thotë se Samantha merrte sasinë më të madhe të parave, e të tjerët më pak. Por, kungulli nuk i shkon askujt gjithmonë mbi ujë. Policia kishte filluar hetimet dhe, informatat çonin drejt 'vajzave'. Në fillim u arrestua Barbash, pas saj Pascucci, pastaj Rosen, e në fund edhe Keo. Autoritetet thanë se këto katër prostituta kishin përvetësuar rreth 200,000 dollarë. Përpos dënimeve me para dhe me kusht, ato arritën që ta evitonin dënimin me burg. Tani ato përgatiten ta shikojnë veten në filmin Hollivudian, të bërë duke u bazuar te 'aventurat' e tyre. 

(Kosva Sot)