Merr vesh se do të vdiste nga kanceri, martohet shpejt e shpejt

  • 02 April 2019 - 16:08
Merr vesh se do të vdiste nga kanceri, martohet shpejt e shpejt

Një çift u detyrua që të martoheshin shpejt e shpejt, pasi që dhëndri u diagnostikua me kancer terminal (faza më serioze) dhe mjekët i thanë atij se mund të kishte vetëm edhe gjashtë muaj jetë. Martins Konkins, 29 vjeçe, u diagnostikua me një formë të rrallë të kancerit të gjëndrave të pështymës, gjë që shkaktoi t'i paraqitej një duq sa topi i golfit në qafë, në vitin 2016.

Gjëndrat pështymore që gjenden përgjatë nofullës

Tumori ia pamundësonte hapjen e gojës, por, përkundër asaj se një herë u shpall i shëruar nga kanceri, sëmundja iu kthye përsëri dhe iu përhap tani edhe në mushkëri. Pasi që mjekët i thanë se i kanë mbetur, me gjasë, vetëm edhe gjashtë muaj jetë, Konkins tanimë ka kaluar këtë afat, por ende nuk e di se çfarë fundi do të ketë. Ai dhe dashnorja e tij, Hannah Merrick, 26 vjeçe, me të cilën ka 8 vjet që bashkëjeton, tani janë duke bërë plane për një dasmë sa më të shpejtë, përkundër planit fillestar, që të martoheshin në vitin 2020. Dy të dashuruarit po tentojnë që ta shijojnë jetën sa më shumë. Kanceri parotid paraqitet në gjëndrat pështymore që gjenden përgjatë nofullës.

"Nuk kërkojmë ndonjë dasmë luksoze"

Mund të fillojë nga secila nga përafërsisht 600 gjëndrat pështymore që gjenden në gojë dhe tenton që të shoqërohet me paraqitjen e një duqi dhe ënjtjeje në fytyrë, me mpirje, apo me probleme në lidhje me gëlltitjen dhe hapjen e gojës. Ky kancer është më i shpeshtë te pleqtë dhe, çdo vit, në Britani diagnostikohen rreth 720 njerëz me këtë sëmundje. 'Nuk ka gjasa që të dorëzohem', thotë zotëri Konkins. "Nuk është se jam mbyllur në shtëpi dhe vajtoj gjendjen time. Ka shumë aspekte negative, por duhet gjetur aspektin pozitiv. Duam që në dasmën tonë të jenë të pranishëm të gjithë ata që i duam. Nuk kërkojmë ndonjë dasmë luksoze, por thjesht, të këndshme". Këtë mendim e ka edhe gruaja e tij e ardhshme.

(Kosova Sot)