Vogëlushi dëgjon violinën për herë të parë dhe magjepset

  • 02 April 2019 - 18:01
Vogëlushi dëgjon violinën për herë të parë dhe magjepset

Vogëlushi, i cili dëgjon muzikën për herën e parë, vrapon drejt instrumentit para se të ulet në këmbët e violinistes në interpretimin e një kënge të Elvis Presleyt, të titulluar “Can’t help falling in love”.

Gjatë momentit befasues, vogëlushi i vogël, i cili është i veshur për t’u bërë gati për qethjen e parë të tij, ec drejt burimit të tingullit të muzikës dhe nuk mund t’iu besojë veshëve të tij.

Vogëlushi ulet në tokë dhe vazhdon ta shikojë me huti muzikanten që qëndron sipër tij.

Pasi ngrihet përsëri në këmbë, vogëlushi kureshtar mbahet për këmbët e violinistes dhe e përqafon atë me shumë kënaqësi.

Videoja virale është postuar në faqen e Twitterit të Audreyt më 27 mars me mbishkrimin: “Reagimi i vogëlushit tim pasi e dëgjon për herë të parë violinën…”

Videoja që nga ajo datë ka pasur më shume se 2.74 milionë shikime, shkruan “Daily Mail”.

(Kosova Sot)