Milaim Zeka paralajmëron hyrjen e Morena Tarakut në politikë

  • 02 April 2019 - 18:11
Milaim Zeka paralajmëron hyrjen e Morena Tarakut në politikë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka, ka paralajmëruar hyrjen në politikë të dy këngëtareve, Morena Tarakut, e Kallashit.

Ai duke ironizuar me klasën politike në Kosovë, ka thënë se Kallashi e Morena e përfaqësojnë më mirë popullin se sa deputetët aktual.

“Më mirë është që Kuvend të jenë deputet Morena e Kallashi se sa këta deputet që i kemi në parlament”, ka deklaruar Milaim Zeka.

Tutje, ai është shprehur se shpresa për këtë vend nga kjo klasë aktuale politike është shuar. Sipas Zekës, e vetmja shpresë është koalicioni 6+ në krye me Duda Baljen.

(Kosova Sot)