Merkel, Trump, Macron, Erdogan ja kë e duan më së shumti kosovarët

  • 02 April 2019 - 18:20
Merkel, Trump, Macron, Erdogan ja kë e duan më së shumti kosovarët

Për shqiptarët e Kosovës liderja më e preferuar botërore është kancelaria gjermane, Angela Merkel.

Ajo ka lënë prapa numrin një të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, si dhe presidentin turk Reccep Tayyip Erdogan.

Këto rezultate kanë dalë nga anketa me 1200 respodentë, në të gjitha komunat e Kosovës që e ka realizuar Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

“Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel është dukshëm liderja më e preferuar e kosovarëve, me 53%, duke e lënë prapa presidentin amerikan Donald Trump me 17%”, thuhet në raport. Pas tij është Erdogani, që ka marrë vlerësimin e 15.7% të të anketuarve shqiptarë.

Me Gjermaninë kosovarët shohin edhe lidhje të tjera.

“34% qytetarëve besojnë se Gjermania duhet të jetë partneri kryesor ekonomik i Kosovës”.

Siç pritet, më i preferuari i serbëve të Kosovës është presidenti rus, Vladimir Putin.

“87% e serbëve të Kosovës e vlerësojnë Vladimir Putinin si liderin më të preferuar botëror”, thuhet në raportin e PIPI-it, përcjell Koha.net.

Ndër gjetjet kryesore të këtij raporti është edhe “vlerësimi pozitiv i qytetarëve kosovarë për politikën e BE-së karshi Kosovës, që aktualisht gjendet tek shifra 54%”.

Po ashtu, aty thuhet se 55% e qytetarëve vlerësojnë se NATO është organizata që e ka ndihmuar Kosovën më së shumti nga viti 1999, duke e lënë kështu prapa BE-në me 21%.

“73% e qytetarëve e vlerësojnë pozitivisht rolin e NATO-s në arenën ndërkombëtare dhe kontributin e saj për paqe”.

Image

(Kosova Sot)