Tregu i naftës, në duart e krimit të organizuar

  • 02 April 2019 - 20:12
Tregu i naftës, në duart e krimit të organizuar

Nesër në të përditshmen kosovare me besimin dhe tirazhin më të madh në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si i po vazhdon të kontrollohet tregu i naftës, dhe jo vetëm, direkt nga mafia oligarkike e kriminale e lidhur me pushtetin e tejinkriminuar, ku pushtetarët kanë aksione shumicë në këto kompani të mëdha e shumë përfituese të qindramiliona eurove nga tregtimi e trafikimi i derivateve të naftës? Deri kur do të kemi treg të kontrolluar e të sunduar nga krimi i organizuar, cilësi tepër të dobëta të derivateve të naftës, mungese të territoreve e hapësirave të lira për të vepruar për të tjerët, privilegje vetëm për kompanitë e inkriminuara të caktuara të naftës, moskontrollim me rastin e hyrjes e zhdoganimit të këtij produkti, mos fiskalizim të qëllimshëm të këtyre operatorëve ekonomikë, që llogariten me qarkullime prej më shumë se një miliard euro brenda vitit dhe me përfitime prej disa qindramiliona eurosh!!!? 97 për qind e naftës që hyn në Kosovë nuk kontrollohet fare, por vetëm bëhet përshkrimi i analizave nga dërguesi!!! Shtrohet pyetja, se ku përfundojnë disa qindra miliona euro përfitime "në CASH" nga shoqëritë e dyshimta të naftës, në të kujt "xhepa e konto bankare" përfundojnë këto përfitime marramendëse e tepër kriminale!? Çka mendojnë ekspertët e njohësit e ekonomisë dhe analistët e gazetës për këto fenomene të dyshimta!?

Lexojeni gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)