Kosova po përgjysmohet, mafiozët politikë arrijnë qëllimin

  • 02 April 2019 - 20:15
Kosova po përgjysmohet, mafiozët politikë arrijnë qëllimin

Nesër në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si po i zhvatin dhe po i shkelin qytetarët kosovar kjo klasë politike tërësisht e inkriminuar? Si kanë mbetur qytetarët të lodhur dhe të izoluar, të papunë, të mbijetojnë në një shtet ku nuk sundon ligji, por nëntoka kriminale!? A e kanë kuptuar qytetarët se realisht asnjë parti, as në pozitë e as në opozitë, nuk mërzitet fare për popullatën, për varfërinë e papunësinë, për shëndetësinë e arsimin kurrfarë, sigurinë dhe drejtësinë që nuk ekziston, por qëllimin kryesor e kanë interesin personal si t`u shërbejnë mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale, të cilët ua “lagin fytin” duke i shpërblyer pa ndërprerë!? Si po e kërkojnë shpresën i madh e i vogël, i varfër dhe me gjendje edhe mesatare ekonomike , vetëm në ikjen sa më të shpejtë nga Kosova, kur edhe mund të ndodhë përgjysmimi i banorëve të Kosovës, që si duket është edhe synimi edhe qëllimi i fundit i "Sunduesve dhe mafiozëve politikë, ekonomikë e matrapazë të vendit"!?

Për këto e shumë materiale tjera, lexojeni të përditshmen kosovare numër një, “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)