Daut Haradinaj i tërheq vërejtje Gent Cakajt

  • 02 April 2019 - 20:32
Daut Haradinaj i tërheq vërejtje Gent Cakajt

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj, që të tregohet i kujdesshëm dhe ‘të mbajë gojën’ kur flet për ndryshim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në emisionin ‘A Show’, Haradinaj tha se e njeh Cakajn si djalë të ri, ambicioz dhe të përgatitur, por ai nuk ka mandat të flasë për territoret e Kosovës.

“Është djalë i ri, ambicioz dhe i përgatitur. Duhet t’i vendosë fre gojës sepse nuk ka mandat ai të flasë për territore të Kosovës. Mua më kanë thënë që nuk e ka deklaruar me vetëdije për shkëmbimin e territoreve. Këto kufij janë vendosur me gjak dhe kushdo që do i prekë do e pësojë njësoj”, u shpreh Haradinaj.

Daut Haradinaj, i cili është vëllai i kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, deklaroi gjithashtu se Kosova pret më shumë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, pasi nga Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, presin vetëm të këqija.

(Kosova Sot)