Ministrja e re serbe e Kosovës fyhet nga bashkëkombësit e saj

  • 02 April 2019 - 20:34
Ministrja e re serbe e Kosovës fyhet nga bashkëkombësit e saj

Ministrja e re e Bujqësisë në Kosovë, Dijana Zhiviq, thotë se nuk  brengoset për kritikat nga Lista Serbe. Thotë se Partia Liberale Serbe (SLS) është mësuar me sulme

Janë bërë më shumë se një muaj që kur ministrja e re e Bujqësisë në Kosovë, Diana Zhiviq, është vendosur në zyrën e saj.

Që nga dita kur e mori postin e ministres, Zhiviq u paragjykua nga bashkëkombësit e saj.

Megjithatë, tridhjetë e tre vjeçarja, e lindur dhe e rritur në Kosovë, nuk befasohet me kritikat që shkojnë në drejtim të saj. Madje, ajo thotë se partia e  Sllobodan Petroviqit, Partia Liberale Serbe (SLS) është mësuar me sulme të tilla.

(Kosova Sot)