Zhduket një burrë, familjarët kërkojnë ndihmë

  • 02 April 2019 - 21:28
Zhduket një burrë, familjarët kërkojnë ndihmë

Një person është zhdukur në fshatin Bellanicë të Malishevës që nga dita e djeshme, e familjarët e tij po e kërkojnë.

Hamez Hoxha nga fshati Bellanicë që nga dita e djeshme është larguar nga shtëpia e tij dhe që nga ai moment familja e tij nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

 Familjarët e të zhdukurit kanë bërë thirrje gjithë qytetarëve të komunës së Malishevës që të lajmërojnë nëse e kanë parë, ose e takojnë atë.

Ata kanë dërguar edhe foton e personit në fjalë dhe kanë lënë një numër kontakti. Tel: 044300787.

(Kosova Sot)