Dogji dy kisha dhe tha se ‘djalli jeton’

  • 02 April 2019 - 22:01
Dogji dy kisha dhe tha se ‘djalli jeton’

Një adoleshente u arrestua të premten për djegien e dy kishave. Pasi shkaktoi dëme materiale në vlerën e 600.000 dollarëve la këtë shënim: djalli jeton.

Jullian Robinson, 18 vjeçare, ia ka vënë zjarrin dy kishave në shtetin e Utah të SHBA’së, të premten në mëngjes.

Policia e arrestoi pak minuta më pas me bombola benzine dhe shkrepëse në duar.

Kur policët hynë brenda kishës që tashmë ishte e djegur panë disa shkrime në mur.

Robinson njëherë i mohoi akuzat për pjesëmarrje në zjarrvënie, por sipas raportit të policisë, ajo më vonë e pranoi krimin, raporton Fox Neës.

“Unë isha e nervozuar dhe e gjitha çka doja të bëja ishte ta vendosja një zjarr të vogël, por më pas zjarri u përhap dhe doli jashtë kontrollit. Unë ika nga skena e krimit dhe nuk shikova mbrapa” raportohet të ketë thënë Robinson.

Zyrtari i policisë Craig Martinez, i tha FoxNewsit, se “ajo nuk pajtohej me gjërat që thuheshin brenda kishës, dhe ndoshta kjo është arsyeja që ajo e bëri këtë veprim”.

“Ajo është 18 vjeçare që 6 muaj, pra është shumë e re, dhe nuk është një fillim i mirë për jetën e saj” shtoi Martinez.

Ndërkohë prifti dhe shërbyesit e tjerë të kishës, i kanë mbajtur ritualet në një vend tjetër.

Robinson është arrestuar për vepër kriminale. Ajo po mbahet në burgun shtetërorë të Utah.

(Kosova Sot)