Ismaili paralajmëron mantelbardhët, pas rastit të marrjes ryshfet

  • 02 April 2019 - 22:18
Ismaili paralajmëron mantelbardhët, pas rastit të marrjes ryshfet

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka paralajmëruar të gjithë peronelin shëndetësor që secili që dyshohet dhe zihet duke bërë vjedhje apo duke marrë ryshfet nga pacientët për tu kryer një shërbim shëndetësor, do të ballafaqohen me ligjin.

Ministri Ismaili ka thënë se në asnjë formë nuk do të lejojnë që spitalet e Kosovës të bëhen streha të korrupsionit.

“Nuk po i përmirësojmë kushtet në Institucionet Publike Shëndetësore që ato të bëhen streha të korrupsionit. Të gjithë ata që mendojnë se do të mund të keqpërdorin detyrën zyrtare duke vjedhur qytetarët tanë do të ballafaqohen me ligjin. U njoftova nga drejtoria e SHSKUK për suspendimin e menjëhershëm të rastit të marrjes së ryshfetit. Arrestimet dhe largimet nga puna janë të vetmet përgjigje që kemi për ta. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar ministri Ismaili në faqen e tij në Facebook.

Ky reagim i ministrit të Shëndetësisë vjen menjëherë pasi sot u raportua se Policia e Kosovës ka arrestuar një punonjëse shëndetësore e cila është kapur në flagrancë duke ia marrë 400 euro një pacienti për t’i kryer një shërbim shëndetësor.

(Kosova Sot)