Haradinaj kërkon koordinim ndërmjet nivelit qendror e lokal për parandalimin e zjarreve

  • 02 April 2019 - 23:47
Haradinaj kërkon koordinim ndërmjet nivelit qendror e lokal për parandalimin e zjarreve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka kërkuar një koordinim më të mirë ndërmjet nivelit qendror e lokal për parandalimin e zjarreve, që së fundmi kanë kapluar shumë male e fusha në Kosovë.

Në ditët e fundit ka pasur shpërthime të mëdha të zjarreve, që ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në biodiversitet.

Image

“Kam kërkuar sot nga Kryetarët e Komunave një koordinim ndërinstitucional dhe ndërkomunal për menaxhimin e emergjencave si dhe bashkëpunim ndërmjet nivelit qendror e lokal të pushtetit, për ta parandaluar dhe trajtuar dukurinë shqetësuese të zjarreve, që ka përfshirë shumë zona të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot)