Prindërit dhe dy fëmijët vdiqën nga rrëzimi i aeroplanit në Maqedoni

  • 03 April 2019 - 09:36
Prindërit dhe dy fëmijët vdiqën nga rrëzimi i aeroplanit në Maqedoni

Kanë ndërruar jetë katër udhëtarët e aeroplanit CESNA i cili pasditen e sodit u rrëzua në pikën malore “Sollunska Gllav”. Lajmin e kanë konfirmuar nga Agjencioni për fluturime civile, të cilët kanë thënë se përmes helikopterëve të policisë janë gjetur mbetjet e aeroplanit të rrëzuar, me ta edhe trupat e viktimave, njofton koha.mk.

Nuk ka të mbijetuar nga aksidenti tragjik. Me gjetjen e mbetjeve të aeroplanit përfundojnë kompetencat tona. Të gjitha aktivitet e mëtutjeshme i ndërmerr Komiteti për hulumtime të aksidenteve civile”, thonë nga AFC

Ndryshe, të viktimat e këtij aksidenti tragjik janë shtetas bullgarë, gjegjësisht familja bullgare (prindërit me dy fëmijë).

(Kosova Sot)