Autostrada e Dukagjinit i bie keq Rahovecit, e kundërshtojnë qytetarët

  • 03 April 2019 - 10:03
Autostrada e Dukagjinit i bie keq Rahovecit, e kundërshtojnë qytetarët

Qytetarët e komunës së Rahovecit po e kundërshtojnë ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, që është paralajmëruar të nisë këtë vit. Ata ankohen se fshatrat e Rahovecit nuk do të kenë qasje në autostradë dhe kycjen më të afërt e kanë rreth 25 kilometra larg

Pas kundërshtimeve të njëpasnjëshme, takimeve me qytetarë dhe me ankesa drejtuar institucioneve gjegjëse, Këshilli i Banorëve të Rahovecit, i formuar për çështjen e Autostradës së Dukagjinit, bëjnë të ditur se kanë nisur një peticion pwr kundwrshtimin e variantit sipas tw cilit planifikohet tw ndwrtohet autostrada.

Këshilli i banorëve të Rahovecit vlerëson se përveç se dëmtohet lumi Drin, gjithashtu mbi 90% e fshatrave të Rahovecit do të kenë vështirësi në qasje, ku disa prej tyre do ta kenë mbi 25 kilometra larg kyçjen më të afërt për në autostradë dhe se kostoja për Variantin 6 që sipas tyre e përkrahë edhe kryetari Smajl Latifi, është më e shtrenjtë vetem ne shpronsimin e tokave për mbi 65 milionë euro.

“Banorët e Komunës së Rahovecit janë duke kundërshtuar ‘Variantin 6’ sepse nga të gjitha komunat e Rrafshit të Dukagjinit, i vetmi qytet i cili anashkalohet është Rahoveci. Po ashtu, me variantin e propozuar, përveç anashkalimit që po i bëhet Rahovecit, është duke u betonizuar dhe shkatërruar edhe lumi Drini i Bardhe i cili është i mbrojtur me ligj si dhe janë duke u shkatruar tokat bujqësore në Komasacion ku bëhen shkeljet flagrante të ligjit mbi regullimin e tokave.

Banoret e Komunes se Rahovecit  janë pro ‘Variantit 1’ i cili kalon ndërmjet qytetit të Rahovecit dhe fshatit Fortesë (Bellacërkë), gjegjësisht tek vendi i quajtur ‘Bërnjaka”. Një ashtu ky variant është Variant i cili është propozuar  në dy debatet e para publike në Rahovec si variant më i përshtatshëm dhe më pak i dëmshëm për tokat bujqësore, një ashtu është variant i cili kalon kryesisht nëpër tokat jopjellore dhe tokat të cilët janë prone shtetërore, ku edhe shpronësimi I tokave do te jetë më i lirë për 65 milion euro.

Ne si këshillë shumë shpejt do caktojmë datat kur do vizitojmë secilin fshat të komunës sonë për të kërkuar mbështetje e tyre sepse edhe ata janë jashtzakonisht të dëmtuar nga ky variant i propozuar  nga Ministria e Infrastruktures.

(Kosova Sot)