Ja sa vite me burg u denua Avni Mazreku

  • 03 April 2019 - 10:44
Ja sa vite me burg u denua Avni Mazreku

Ish-drejtori i Kolegjit ISPE, Avni Mazreku është dënuar me tre vite burgim për veprën penale, legalizim i përmbjtjes së rremë

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Avni Mazreku për shkak të veprës penale Legalizim i përmbajtjes së rremë nga neni 403 par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.   

I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar më dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, të cilin dënim do ta mbajë nga dita kur aktgjykimi merr formë të prerë.

Në vitin 2014 Mazreku në Agjencinë e Kosovës për Akreditim kishte vënë në lajthim organin kompetetent që në një dokument publik të vërtetojë një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest juridiko civil.

Kundër këtij aktgjykimi pala ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

(Kosova Sot)