Komisioni për Arsim: Brengosëse gjendja aktuale arsimore në Kosovë

  • 03 April 2019 - 11:05
Komisioni për Arsim: Brengosëse gjendja aktuale arsimore në Kosovë

Komisioni parlamentar për Arsim ka filluar takimin për të diskutuar lidhur me kompensimin e orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve

Kryetari i këtij Komiisonit, Ismail Kurteshi, tha se Komisioni është i brengosur për gjendjen aktuale në arsim dhe mos gjetjen e një gjuhe të përbashkët nga ana e MASHT-it dhe SBASHK-ut.

“Përkundër përpjekjeve që mosmarrëveshjet të kalohen, ne si komision kemi vendos me ju bë bashkë, edhe njëherë 3 palët të bëjmë përpjekje që mosmarrëveshjet në mes SBAShK-ut dhe MAShT-it të kalohen dhe të arrihet marrëveshje në interes të nxënësve”, tha kryesuesi i komisionit, Ismail Kurteshi.

Kurteshi tha se kërkon nga mediet të lirojnë sallën në mënyrë që diskutimi të vazhdoj pa prezencën e tyre.“Menjëherë pas takimit keni mundësi të merrni deklarata nga gjithë akterët”, shtoi Ismaili.

(Kosova Sot)