Transplantim dhe trafikim i organeve e qelizave, arrestohen katër persona në Prishtinë

  • 03 April 2019 - 11:44
Transplantim dhe trafikim i organeve e qelizave, arrestohen katër persona në Prishtinë

Një klinikë private është kontrolluar dje gjatë ditës ndërkaq janë arrestuar katër persona pas bastisjes së Policisë.

Kjo pas dyshimeve se në të po bëhej transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim I organeve dhe qelizave njerëzore.

Në bazë të urdhëresë së Gjykatës është bërë kontrollimi i një klinike private, me ç’rast lidhur me dyshimet për veprën e cekur janë arrestuar dy meshkuj dhe dy femra që të gjithë  të kombësisë.

Si prova materiale janë konfiskuar: shtatë (7) dosje mjekësore, pesëqind (500) euro para të gatshme, njëzet (20) libra për shënime dhe katër (4) telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)