Gjakovë: Hajnat vjedhin një çantë, telefon e dokumente të një personi

  • 03 April 2019 - 11:48
Gjakovë: Hajnat vjedhin një çantë, telefon e dokumente të një personi

Persona të panjohur dje kanë vjedhur në një veturë në Gjakovë një çantë dore një telefon mobil para e dokumente të një personi.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur rreth orës 19:17 ndërkaq,  ende nuk është identifikuar personi që ka kryer vjedhjen.

Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë hapur veturën e tij dhe kanë vjedhur një çantë dore, ku kishte një telefon mobil, para të gatshme dhe dokumentet e tij personale. Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”

(Kosova Sot)