Hajnat hyjnë në shtëpinë e mërgimtarit në Mitrovicë

  • 03 April 2019 - 11:52
Hajnat hyjnë në shtëpinë e mërgimtarit në Mitrovicë

Dje rreth orës 18:30, Policia e Kosovës është njoftuar se në Mitrovicë hajnat kanë tentuar që të hyjnë në një shtëpi të një personi i cili jeton në perëndim.

Rastin e ka raportur në polici motra e personit që jeton në perëndim.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se persona të panjohur kanë dëmtuar derën e shtëpisë dhe kanë tentuar që të vjedhin në shtëpinë e cila është pronë e vëllait të saj i cili jeton në perëndim”, shkruhet në raport.

Për rastin nuk është arrestuar ende ndonjë person, ndërkaq, policia po vazhdon hetimet.

(Kosova Sot)