Kosova po zbrazet

  • 03 April 2019 - 13:34
Kosova po zbrazet

Të anketuarit thonë se të rinjtë po ikin për shkak të korrupsionit dhe punësimeve nepotike

Teuta Haxhiu mendon se kjo nuk është një ikje, përkundrazi ikja ishte në vitin 2015 dhe atëherë duhet të kërkohet se kush e lejoi atë. “Tani ata shkojë por, shumë më pak dhe shkojnë me synim për pasur një jetë më të mirë”.

Luljeta Veselaj Gutaj thekson se ikja që po ndodhë natyrisht se është një imazh i keq që po i ndodhë këtij vendi. “Por tashmë është koha kur duhet të punohet më shumë, që këta të rinj të shkolluar mos të ikin nga vendlindja”.

Albulena Balaj thotë se ikja ka ndodhur më herët, dhe tash nuk ka ikje masive siç kishte dikur. “Të rinjtë tanë po tregohen të suksesshëm ata kanë nevojë për shkëmbim përvojash edhe me shtetet e botës demokratike”.

Saranda Bogujevci shprehet se ikja është duke ndodhur çdo ditë sepse tashmë Kosova ka nepotizëm dhe mbi të gjitha ka korrupsion shumë të madh. “Ikja e tyre ka të bëjë më shumë për të gjetur një jetë më të mirë”.

(Kosova Sot)