Sulmohet dhe kërcënohet prokurori në Ferizaj

  • 03 April 2019 - 14:24
Sulmohet dhe kërcënohet prokurori në Ferizaj

Është sulmuar, ofenduar e kërcënuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Valdet Aliu njofton Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes një reagimi për medie kanë shprehur shqetësimin për ‘ aktin e ofendimit, kërcënimit dhe sulmit ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Valdet Avdiu, që ka ndodhur pas seancës gjyqësore në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare’.

Për KPK-në dhe ZKPSH-në, aktet e tilla ndaj prokurorëve, janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht.

“KPK dhe ZKPSH qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesin ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojnë në përmbushjen e misionit të tyre”, theksohet në reagim.

Gjithashtu në reagim theksohet se ‘KPK dhe ZKPSH sigurojnë publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë’.

(Kosova Sot)