Jovanoviç kapet me Sheshelin në emision: E quan kriminel dhe të padobishëm

  • 03 April 2019 - 14:32
Jovanoviç kapet me Sheshelin në emision: E quan kriminel dhe të padobishëm

Grindje e rëndë mes Seselit edhe Jovanovicit në një debat televiziv, ku Shesheli e kërcënon me pasoja e Jovanovic i përgjigjet se është kriminel e provokator.

Fillimisht lideri i partisë demokratike liberale serbe Cedomir Jovanovic sugjeroi se në emisionin TvitHit të televizionit serb RTV Pink, Sheshelit po i ipet rëndësi që nuk e meriton.

Debati eskaloi kur Cedomir Jovanoviq tha se po të ishte Seselj i rëndësishëm për Hagën, nuk do të e lironin nga gjykata e Hagës në atë mënyre komike, me spjegim “se është më mirë të vdisni në Serbi se në Hagë”, Sheshel tha “se tani ka ndërruar mendje dhe se nuk do të vdes nga inati”.

Debati u nxeh edhe kur u përmend edhe kryeministri i vrarë i Serbisë Zoran Djindjic e Shesheli u shpreh se atë e kishte dënuar zoti pasi kishte dorëzuar Miloseviçin. Ku reagoi Jovanovic me “Mos flisni marrëzira”. Pjesëmarrës në debat ishte edhe vëllai i të dënuarit për krime lufte, Radovan Karadjic. /metro