Haradinaj provon ta bind ambasadorin gjerman se kosovarët nuk po largohen nga vendi

  • 03 prill 2019 - 15:07
Haradinaj provon ta bind ambasadorin gjerman se kosovarët nuk po largohen nga vendi

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka shfrytëzuar një takim me ambasadorin gjerman, Christian Heldt, për të thënë se statistikat e fundit që janë publikuar, ku Kosova prin me largim të popullsisë nga vendi, sipas tij, nuk janë reale.

Haradinaj thotë se Kosova në statistikat reale të migrimit, nuk ka rrezik të braktisjes së vendit.

Ai e ka krahasuar vitin e tanishëm me të 2015’ës, kur ka qeverisur Isa Mustafës.

Shkrimi i plotë:

Në takimin e rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ndër të tjerash theksova se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, ka shënuar progres të konsiderueshëm në fushën e sigurisë, rendit dhe ligjit dhe është e përkushtuar që të avancojë me raportet bilaterale me Gjermaninë dhe, gjithmonë e gatshme për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinje.

Kisha kënaqësi të ndaj me ambasadorin Heldt statistikat e fundit reale të migrimit, ku Kosova tregon qartë se nuk përbënë rrezik të migrimit, duke shënuar trendin më të vogël ndër vite me vetëm 723 raste të kërkesave për migrim në vitin 2018.

Krahasuar me vitin 2015, ku shifrat e migrimit tregonin për 67.545 persona që kanë migruar, viti 2018 me vetëm 723 raste, tregon qartë një rënje prej 98%, rezultat ky që dëshmon përkushtimin e qytetarëve të Kosovës, për të respektuar së pari, shtetin e Kosovës dhe gjithashtu për të respektuar parimet bazë të lëvizjes së lirë.

RH

(Kosova Sot)