Vjen thirrja për kosovarët: Mos ta presim Gjykatën Speciale, por populli t’i...

  • 03 April 2019 - 15:45
Vjen thirrja për kosovarët: Mos ta presim Gjykatën Speciale, por populli t’i...

Ministria e Drejtësisë ka shpenzuar edhe 500 mijë euro shtesë me rastin e aktivizimit të Gjykatës Speciale, duke u thënë para dy kompanive ndërkombëtare, që sipas analistëve në këmbim të parave kanë ofruar këshilla për presidentin, Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale.

Image
Faik Krasniqi

Sipas tyre, Thaçi ka shpenzuar miliona euro për të botuar libra, e lëre më që t’i përdorë ato për të shpëtuar nga Gjykata Speciale.

“Hashim Thaçi me paratë publike ka botuar libra për gënjeshtrat e tij, ka paguar me paratë tona që t'i botohen shkrime në gazeta prestigjioze të botës, për ta promovuar vetveten. E lëre më s'po i përdorë paratë publike që të shpëtoj ose te këshillohet se si të shpëtojë nga Gjykata Speciale. Këta janë hiena të pangopura. Mendojnë sikur populli ju ka borxh”, thotë analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot”.

Sipas tij, populli duhet t’i rrezojë urgjentisht nga pushtetit, e mos të pritet Gjykata Speciale.

“Nëse populli nuk i rrezon, këta duke ua bërë jetën zi e me zi do i detyrojnë të gjithë të largohen. Mos të presim se çfarë do bëj Gjykata Speciale, sepse ajo Gjykate është njollë e zezë për Kosovën, por me shqelma t'i largojmë vetë, duke filluar nga Presidenti Thaçi!”, përfundon për gazetën “Kosova Sot”, analisti politik, Faik Krasniqi.

(Kosova Sot)