Politikani serb që e njeh Kosovën e bën për ‘pesë pare’ Sheshelin në një debat

  • 03 April 2019 - 15:27
Politikani serb që e njeh Kosovën e bën për ‘pesë pare’ Sheshelin në një debat

Lideri i partisë demokratike liberale serbe, Çedomir Jovanoviq është përplasur ashpër me Sheshelin.

Ai ka thënë se Sheshelit po i ipet rëndësi që nuk e meriton.

Mirëpo, debati eskaloi kur Çedomir Jovanoviq tha se po të ishte Seselj i rëndësishëm për Hagën, nuk do ta lironin në atë mënyre komike, me shpjegimin “se është më mirë të vdisni në Serbi se në Hagë”, Shesheli tha “se tani ka ndërruar mendje dhe se nuk do të vdes nga inati”.

Kurse, debati u nxeh edhe kur u përmend edhe kryeministri i vrarë i Serbisë Zoran Gjingjiq, e Shesheli u shpreh se atë e kishte dënuar zoti pasi kishte dorëzuar Milosevicin.

Ku reagoi Jovanovic me “Mos flisni marrëzira”. Pjesëmarrës në debat ishte edhe vëllai i të dënuarit për krime lufte, Radovan Karagjiq.

(Kosova Sot)