Nuk mbajmë anë, marrëveshja Kosovë -Serbi duhet të kryhet me njohje reciproke

  • 03 April 2019 - 16:23
Nuk mbajmë anë, marrëveshja Kosovë -Serbi duhet të kryhet me njohje reciproke

Zëvendës asistenti i Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, ka përsëritur edhe një herë mesazhin e presidentit Doald Trupm që është koha e duhur për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe që kjo ‘mundësi historike’ duhet të shfrytëzohet.

 Palmer gjithashtu ka bërë thirrje për Prishtinën dhe Beogradin që të shmangin veprimet të cilat e bëjnë edhe më të vështirë kompromisin.

Në një intervistë për revistën Cord, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë pjesë e negociatave, por e mbështesin fuqishëm dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se normalizimi i këtyre raporteve është jetik për aspiratat evropiane të dy shteteve.

“Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e aplikueshme, që nuk krijon destabilizim të asnjë vendi apo të rajonit. Ne do ta konsideronim seriozisht një marrëveshje që përmbush këto kushte”, ka thënë Palmer

Palmer ndër të tjera ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta vizatojnë marrëveshjen se si do të duket, pasi që procesi i marrëveshjes duhet të vij nga dy palët, Kosova dhe Serbia.

Ai thotë se SHBA-ja beson që është në interes të Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë një marrëveshje bilaterale që do të dërgonte në normalizim të raporteve, që do të konkretizohej me njohje reciproke.

 “Ne nuk mbajmë anë apo ofrojmë zgjidhje. BE-ja është ndërmjetësues i dialogut dhe ne jemi të gatshëm të ndihmojmë procesin”, ka shtuar ndër të tjera zyrtari i lartë i State Departament.

 Sa i përket rezistencës së Kosovës për të hequr taksën edhe pas kërkesave të numërta të SHBA-së, Palmer ka thënë se edhe Beogradi por edhe Serbia dhe të shmangin hapat që e bëjnë arritjen e një kompromisi më të vështirë.

(Kosova Sot)