Fajdet, Gjykata e Apelit lë në burg 6 nga 12 të arrestuarit

  • 03 April 2019 - 17:00
Fajdet, Gjykata e Apelit lë në burg 6 nga 12 të arrestuarit

Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur që të lirojë 6 nga 12 të arrestuarit e operacioni “Maranaj”, persona të akuzuar si të përfshirë në një skemë të madhe fajdesh në qyrtet.

Në burg kanë qëndruar Berhan Alijan, Edi Memçajn, Artan Dragonin, Ilir Sokolin, Pashko Vuksanelajn ndërsa nën masën detyrim paraqitje shkuan Naim Ahmetin, Adri Balën, Eduart Fushën,  Vinko Nikprelajn, Elidon Qerimajn dhe Marjan Bregun.

Rast më vete qe ai i Lulzim Syljan, i cili mori masën e burgut me afat 60 ditor edhe për shkak të gjendjes jo fort të mirë shëndetësore.

Skema në fjalë u denoncua nga ish prefekti i Shkodrës Paulin Radovani, ku ishin përfshirë dhe dy dmjetë e tij. Elton dhe Robert Radovani, u vunë në hetim me akuzën për mashtrim, pasi grupi i të arrestuarve për skemën e fajdeve, pretendojnë se kjo histori eshte e sajuar nga Paulin Radovani.

Sipas hetimit të prokurorisë në këtë skemë kishin marrë pjesë dhe punonjës policie, mes tyre dhe Ergys Lohja, i cili sipas hetimit vendoste dhe interesat e fajdeve. Në bazë po ashtu të hetimit të prokurorisë, rezultonte se fajdet që grupi vendoste kishin përqindje të kripura (23% interes në javë).

I gjendur në kushtet kur të dy djemtë ishin në borxh me grupin, ish prefekti i Shkodrës denoncoi me emra të gjithë pjesëtarët e këtij grupi. Ndërkohë nga ana tjetër vetë personat e akuzuar kanë mohuar se merren me fajde.

(Kosova Sot)