Familjarët blejnë dorëza për mjekët në Ortopedi të QKUK-së

  • 03 April 2019 - 17:16
Familjarët blejnë dorëza për mjekët në Ortopedi të QKUK-së

Familjarët e një pacienti në Klinikën e Ortopedisë në QKUK janë detyruar që të blejnë dorëza në mënyrë që mjeku t’ia hapte varrën për t’ia pastruar.

Kjo është ngjarja që ka rrëfyer qytetari Rushit Rimanishta në profilin e tij në Facebook.

“20 vjet mas lufte. 11 vjet shtet.  Në QKUK, në Klinikën e Ortopedisë vjen motra dhe mjeku me kontrollue varrën e pacientit pas operacionit, nuk e hapin varrën pa pasë dorëza sanitare. I afërmi i pacientit detyrohet me shkue vrap në barnatore dhe me i ble dorëzat. Rrnoftë Kosova Republikë!”, ka shkruar Rimanishta.

Image

(Kosova Sot)