Mjekët që u arrestuan sot në Prishtinë dyshohet kanë kryer transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve

  • 03 April 2019 - 18:38
Mjekët që u arrestuan sot në Prishtinë dyshohet kanë kryer transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve

Pesë persona, punëtorë të një klinike private në Kosovë, janë arrestuar nga ana e policisë me dyshimet se kanë kryer transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore.

Inspektorati Shëndetësor në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetime dhe Trafikim me Qenie njerëzore ka bërë të martën një inspektim në një klinikë private në Prishtinë dhe ka gjetur disa shkelje të legjislacionit në fuqi për Frytnimin e Asistuar Mjekësor.

Si rezultat, Inspektorati Shëndetësor i ka ndëprerë veprimtarinë shëndetësore të frytnimit të asistuar mjekësor klinikës në fjalë.

“Interesi financiar nuk mund të vihet mbi shëndetin publik të qytetarëve tanë. Falënderim i veçantë për Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në zbulimin dhe ndërprerjen e aktiviteteve joligjore.”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

(Kosova Sot)