Drejtësia e dorëzuar para ‘peshqve’ të mëdhenj

  • 03 April 2019 - 18:56
Drejtësia e dorëzuar para ‘peshqve’ të mëdhenj

Nesër në të përditshmen kosovare numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, se në Kosovë, edhe pse dhjetëra miliona euro llogaritet se i janë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit nga keqpërdorime të ndryshme me vepra penale që lidhen me korrupsion e krim të organizuar, sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të mbyll sytë para peshqve të mëdhenj të inkriminuar të politikës, por edhe ato pak raste që i trajton shqipton dënime minimale? Si shpjegohet se nga 204 raste të korrupsionit, vetëm 27 prej tyre janë gjoja të nivelit të lartë?

Pse maksimum dënime që janë dhënë janë dënime me kusht, që kryesisht janë deri 12 muaj burgim, e të tjera dënime me gjobë?! Të dhënat janë bërë publike nga Komisioni Konsultativ për Politikë Ndëshkimore. A tregon edhe kjo shifër se në Kosovë definitivisht nuk ka as prokurori a as gjyqësor të vërtetë, të cilët kryejnë punën e vetë profesionale, por ata ne fakt, vetëm punojnë për interesat e pushtetarëve të inkriminuar dhe nëntokës kriminale?!

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në gazetën “Kosova Sot”.