Merkel: Do të luftoj deri në çastin e fundit kundër një Brexit pa marrëveshje

  • 03 April 2019 - 19:08
Merkel: Do të luftoj deri në çastin e fundit kundër një Brexit pa marrëveshje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, premtoi sot se do të luftojë deri në çastin e fundit për një dalje të rregullt të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, kryeisht për të ruajtur paqen në Irlandën e Veriut.

“E kam thënë gjithnjë, do të luftoj deri në çastin e fundit të ditës (së Brexit) që të arrijmë një dalje të rregullt”, tha ajo gjatë një konference për shtyp në kuadër të jë vizite në Dublin.

Në fakt në ishullin iralndez janë ngritur shqetësime për pasojat që mund të ketë një rikthim i kufirit mes Republikës së Iralndës dhe Irlandës së Veriut në rast të një Brexit pa marrëveshje.

(Kosova Sot)